Participant privacy notice (SQ)

Njoftimi i privatësisë për pjesëmarrësin e kërkimit të Cint

Data e hyrjes në fuqi: 28 shkurt 2018
Rishikimi i fundit: 28 shkurt 2018

Ky njoftim i privatësisë përcakton se si Cint AB (“Cint”) përdor (mbledh, ruan, përdor dhe zbulon dhe përdor në një mënyrë tjetër) Të dhënat tuaja personale (“Të dhënat personale” që mund të përmenden po ashtu si Informacione personalisht të identifikueshme ose “IPI”) dhe informacione të tjera
të përshkruara në këtë Njoftim të privatësisë pavarësisht nëse jeni një anëtar i një paneli (“Anëtar i panelit”) në një panel në zotërim të një prej Zotëruesve të panelit (“Zotëruesit e panelit”) ose jeni një pjesëmarrës (“Pjesëmarrës”) i drejtuar te një anketë ose një program tjetër i kërkimeve të tregut nga një prej klientëve tanë (“Klientët”) ose partnerët (“Partnerët”). Pjesëmarrja juaj mund të rregullohet po ashtu nga një njoftim i privatësisë së një prej Zotëruesve tanë të panelit.

Kompania Cint është themeluar në Bashkimin Evropian dhe informacionet në këtë Njoftim të privatësisë bazohen në Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave në Bashkimin Evropian (2016/679) ose GDPR, e cila ofron një standard të lartë në lidhje me mbrojtjen e Të dhënave personale.
Sidoqoftë, në varësi të vendit ku jetoni, mund të zbatohen edhe ligje dhe rregullore të tjera të privatësisë. Ky njoftim i privatësisë zbatohet për rezidentët e çdo shteti në të gjithë botën.

Kompania Cint do të vendosë dhe do të mirëmbajë procedura biznesi që janë në përputhje me këtë Njoftim të privatësisë dhe do të bëjë që filialet e saj të bëjnë të njëjtën gjë.

KUSH ËSHTË CINT?
Cint ofron një platformë globale kërkimesh dhe njohurish në internet që lidh Zotëruesit e panelit me kërkuesit e tregut, markat dhe Anëtarët e panelit dhe Pjesëmarrësit e kërkimeve për ndarjen e opinioneve të konsumatorëve dhe të të dhënave. Me qendër në Stokholm, Suedi, kompania Cint ka zyra në qytetet kryesore në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azi e Paqësor.

Individët marrin pjesë në kërkime tregu në platformën e Cint nëpërmjet anëtarësimit në një panel të një prej Zotëruesve të panelit ose të një prej Partnerëve tanë që i drejtojnë pjesëmarrësit te një anketë ose një program tjetër i kërkimeve të tregut. Anëtarët e panelit dhe Pjesëmarrësit marrin pjesë në anketa ose programe të tjera të kërkimeve të tregut për mundësinë për të marrë dhe për të përdorur shpërblime dhe stimuj për pjesëmarrjen e tyre.

Zotëruesit e panelit dhe Partnerët e kompanisë Cint që i drejtojnë pjesëmarrësit në anketa ose programe të tjera të kërkimeve të tregut janë Kontrolluesit e të dhënave që përcaktojnë qëllimet dhe mjetet për përpunimin e Të dhënave personale. Kompania Cint do t’i përpunojë Të dhënat tuaja personale vetëm duke vepruar si një Përpunues i të dhënave, me kërkesën e një Kontrolluesi të të dhënave.

Të dhënat tuaja personale mund të përdoren për disa qëllime që shpjegohen më poshtë bashkë me shembuj të kategorive të Informacioneve personale për çdo qëllim. Detajet specifike mbi përdorimin e Informacioneve personale mund të përshkruhen po ashtu më tej në një anketë ose në një program tjetër të kërkimeve të tregut. Nëse dëshironi më shumë informacione, jeni gjithmonë të mirëpritur të na kontaktoni siç përshkruhet në paragrafin “NA KONTAKTONI” më poshtë.

CINT MBRON PRIVATËSINË TUAJ
Regjistrimi dhe pjesëmarrja në një panel të zotëruar nga një prej Zotëruesve të panelit është objekt i Kushteve të përgjithshme të kompanisë Cint. Mund t’i gjeni Kushtet e përgjithshme të Cint këtu.

Pjesëmarrja juaj në një anketë ose një program tjetër të kërkimeve të tregut është plotësisht vullnetare dhe përdorimi i Të dhënave tuaja personale nga ana e Cint kryhet me pëlqimin tuaj. Anketat dhe programet e tjera të kërkimeve të tregut të administruara nga Klientët, Partnerët e kompanisë Cint ose palë të tjera të treta dhe të dhënat e mbledhura në lidhje me ato anketa dhe programe të tjera të kërkimeve të tregut nuk janë objekt i këtij Njoftimi të privatësisë.

Kompania Cint është e angazhuar për mbrojtjen e privatësisë së Të dhënave personale. Kompania Cint përpiqet t’i përputhë praktikat e saj të privatësisë me ligjet, kodet dhe rregulloret e zbatueshme, si dhe kodet e standardeve të tregut përkatës dhe shoqatave përkatëse të kërkimeve për anketat e opinioneve, duke përfshirë pa kufizim ESOMAR (www.esomar.org) dhe Insights Association (www.insightsassociation.org).

SI MBLIDHEN TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?
Të dhënat tuaja personale do të mblidhen gjithmonë në mënyra të drejta dhe të ligjshme, për qëllime specifike. Për shembull, kompania Cint mund të mbledhë Të dhënat tuaja personale kur regjistroheni ose merrni pjesë në një panel të një prej Zotëruesve tanë të panelit, kur plotësoni një anketë, kur merrni pjesë në një program tjetër të kërkimeve të tregut ose nëpërmjet mënyrave të automatizuara ose metodave të tjera siç përshkruhet në paragrafin “ÇFARË INFORMACIONESH MBLIDHEN NGA TEKNOLOGJITË E AUTOMATIZUARA?” më poshtë.

Cint i mbledh Të dhënat personale vetëm për qëllime të kërkimeve të tregut.

ÇFARË TË DHËNASH PERSONALE MBLIDHEN DHE PËRPUNOHEN?
Të dhënat personale që përpunohen mund të përfshijnë emrin tuaj, adresën, numrin e telefonit, adresën e emailit, datën e lindjes dhe informacione të tjera të ngjashme. Kompania Cint mund të mbledhë Të dhëna personale drejtpërdrejt nga ju kur i jepni ato vullnetarisht për Cint ose kompania Cint mund t’i marrë Të dhënat personale nga Zotëruesit tanë të panelit, Klientët ose firmat e kërkimeve të tregut që kanë marrë pëlqimin e një pjesëmarrësi. Për Anëtarët e panelit të një paneli të një prej Zotëruesve tanë të panelit, kompania Cint do të mbledhë të dhëna në përputhje me udhëzimet e tyre.

Cint mund të marrë po ashtu Të dhëna personale nga zotëruesit e bazave të të dhënave që na kanë siguruar se bazat e tyre të të dhënave përfshijnë vetëm individë që kanë dhënë pëlqimin për t’u përfshirë dhe për të ndarë Të dhënat e tyre personale. Si përfundim, kompania Cint mund të mbledhë dhe të përdorë Të dhënat personale të marra nga burime të disponueshme në mënyrë publike, si p.sh nga direktoritë e numrave telefonikë.

Herë pas here, Cint mund të mbledhë Të dhëna personale delikate që, në varësi të shtetit ku jetoni, mund të përfshijnë origjinën racore ose etnike, regjistrime shëndetësore, informacione financiare, opinione politike dhe besime fetare ose filozofike. Nëse kompania Cint mbledh Të dhënat tuaja personale delikate, Cint do të marrë gjithmonë pëlqimin tuaj të qartë.

Ju mund të dorëzoni, të ngarkoni ose të transmetoni po ashtu përmbajtje ose materiale, duke përfshirë fotografi, video dhe/ose çdo përmbajtje ose material tjetër të ngjashëm ose të lidhur që mund të përfshijë Të dhënat tuaja personale, për shembull, kur merrni pjesë në anketa ose në programe të tjera kërkimore. Të dhëna personale të tilla mund të përdoren dhe të zbulohen siç përshkruhet në këtë Njoftim të privatësisë dhe nuk do të përfshijnë audio, video, imazhe ose paraqitjen e dikujt tjetër përveç jush.

SI MBLIDHEN DHE PËRPUNOHEN TË DHËNAT PERSONALE?
Kompania Cint mund të mbledhë dhe të përpunojë Të dhënat tuaja personale për një larmi arsyesh, duke përfshirë:

  • për të bërë të mundur pjesëmarrjen tuaj në një panel ose në një nga Zotëruesit tanë të panelit;
  • për të mbledhur informacione profilizuese për ju që Cint të mund t’ju drejtojë më mirë anketa specifike dhe programe të tjera të kërkimeve të tregut;
  • për t’ju kontaktuar për t’ju ftuar të merrni pjesë në anketa ose programe të tjera të kërkimeve të tregut;
  • për të përditësuar regjistrimet tuaja për Të dhënat tuaja personale;
  • për të menaxhuar Programet tona të stimujve dhe për të plotësuar kërkesat tuaja për stimuj të tillë;
  • për t’ju lejuar të merrni pjesë në lotari (nëse lejohet);
  • për t’u përgjigjur për çdo mesazh ose kërkesë që mund të na dërgoni;
  • për të vërtetuar informacionet tuaja profilizuese ose përgjigjet që keni dhënë në një anketë ose në një program tjetër të kërkimeve të tregut;
  • për të ofruar shërbimin dhe mbështetjen për ju;
  • për të zbuluar dhe për të parandaluar shkeljen e Kushteve tona të përgjithshme;
  • për të hetuar aktivitete mashtruese të dyshuara ose shkeljen e të drejtave të një pale tjetër;
  • për t’u përgjigjur për kërkesat për informacione nga autoritetet qeveritare me autorizimin e duhur ose kur kërkohet nga ligji;
  • në lidhje me shitjen, atribuimin ose transferime të tjera të biznesit tonë, në një rast të tillë kompania Cint do të bëjë përpjekje të arsyeshme në aspektin tregtar për të siguruar që çdo blerës i tillë pranon t’i trajtojë Të dhënat personale në përputhje me këtë Njoftim të privatësisë; ose
  • siç autorizohet ndryshe nga ju.

Kini parasysh se marrja e komunikimeve me email mund të jetë një kërkesë për pjesëmarrjen tuaj në anketat tona ose programe të tjera të kërkimeve të tregut. Mund të zgjidhni t’i refuzoni këto emaile duke u çregjistruar nga anketat ose programe të tjera të kërkimeve të tregut.

Kompania Cint siguron gjithmonë që lejohet që të përpunojë Të dhënat tuaja personale. Cint në përgjithësi e bën këtë duke marrë pëlqimin tuaj, sidoqoftë, në raste të kufizuara, Cint mund të përdorë një kusht statutor për të përpunuar Të dhënat personale.

Nëse zbatohet një kusht statutor që e lejon kompaninë Cint të përpunojë Të dhënat tuaja personale dhe ju tërhiqni pëlqimin për përpunimin e Të dhënave tuaja personale, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që Cint do të ndalojë përpunimin e Të dhënave tuaja personale pasi, për shembull, mund të ketë një detyrë statutore për të vazhduar të përpunojë Të dhënat tuaja personale për disa qëllime, p.sh. për të mbajtur kopje të transaksioneve komerciale për minimumi shtatë vite.

ÇFARË INFORMACIONESH MBLIDHEN NGA TEKNOLOGJITË E AUTOMATIZUARA?
Kompania Cint mund të mbledhë informacione të caktuara në mënyrë automatike. Në varësi të shtetit ku jetoni, informacione të tilla mund të konsiderohen Të dhëna personale. Informacione të tilla përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në informacionet për pajisjen tuaj dhe aftësitë e pajisjes duke përfshirë, por pa u kufizuar në sistemin operativ të pajisjes, aplikacionet e tjera në pajisjen tuaj, informacionet e kukive, adresën IP, ofruesin e rrjetit të pajisjes, tipin e pajisjes, brezin orar, statusin e rrjetit, tipin e shfletuesit, identifikuesin e shfletuesit, numrin unik të identifikimit të pajisjes (si p.sh. identifikuesit për analitikën ose reklamimin), ID-në e përdoruesit të ofruesit të rrjetit (një numër i caktuar në mënyrë unike për ju nga ofruesi i rrjetit), adresën e Kontrollit të qasjes të medias (MAC), identifikuesin e reklamimit në celular, vendndodhjen dhe informacione të tjera që më vete ose të kombinuara mund të përdoren për të identifikuar pajisjen tuaj në mënyrë unike. Teknologjia specifike është përcaktuar më poshtë:

Kukit:

Një kuki është thjesht një skedar i vogël teksti që përmban informacione për përdoruesin dhe që vendoset nga një sajt uebi në kompjuterin ose pajisjen e përdoruesit. Kompania Cint vendos kuki në kompjuterin ose pajisjen tuaj për qëllime të parandalimit të mashtrimit dhe të kontrollit në lidhje me anketat dhe programet e tjera të kërkimeve të tregut.

Cint mund të përdorë po ashtu kuki monitoruese, etiketa dhe skripte për të monitoruar informacione të caktuara për ju bazuar në aktivitetin tuaj në sajtin tonë ose në sajte të palëve të treta. Cint mund t’i përdorë këto informacione për të përcaktuar nëse keni parë, klikuar ose ndërvepruar në një mënyrë tjetër me një reklamë ose promovim në internet me të cilin po punon kompania Cint për të ndihmuar në vlerësimin për një prej Klientëve tanë të kërkimeve. Në varësi të pëlqimit tuaj, Cint mund t’ju zgjedhë po ashtu për një anketë ose një program tjetër të kërkimeve të tregut ku kukit do të përdoren për t’ju ekspozuar ndaj reklamave ose promovimeve specifike para anketës ose para një aktiviteti tjetër të kërkimeve të tregut për vlerësimin e reklamave ose promovimeve të tilla specifike.

Me pëlqimin tuaj, Klientët ose Partnerët e Cint mund të vendosin po ashtu kuki në kompjuterin ose pajisjen tuaj dhe t’i përdorin ato kuki, etiketa ose skripte për të monitoruar informacione të caktuara për aktivitetin tuaj në sajte të caktuara të uebit. Klientët ose Partnerët e Cint mund t’i përdorin këto informacione për aktivitete të ndryshme të kërkimeve të tregut.

Nëse dëshironi, mund të zgjidhni që të mos jepni pëlqimin për kukit ose të zgjidhni që të mos i pranoni kukit duke rregulluar parametrat e privatësisë së shfletuesit tuaj të uebit për t’i fshirë kukit pas daljes nga sajtet e uebit ose kur mbyllni shfletuesin tuaj. Mund ta konfiguroni po ashtu shfletuesin që t’i bllokojë kukit. Mosdhënia e pëlqimit, fshirja e kukive ose bllokimi i kukive mund t’ju përjashtojë nga pjesëmarrja në anketa ose programe të tjera të kërkimeve të tregut ose të ndikojë negativisht në eksperiencën tuaj të përdoruesit. Për informacione se si të zgjidhni të tërhiqeni për kukit, referojuni paragrafit me titullin ”SI TË TËRHIQEM?”

Përdorimi i kukive nga ana e Cint është gjithmonë me pëlqimin tuaj.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë për kukit e përdorura nga Cint, klikoni këtu.

Identifikuesit e reklamimit në celular:

Një identifikues i reklamimit në celular është një varg me numra dhe shkronja që identifikon një smartfon ose një tablet individual. Në iOS, një identifikues i reklamimit në celular quhet “Identiteti për reklamuesit” (shkurtimisht IDFA ose IFA). Në Android, identifikuesi i reklamimit në celular është GPS ADID (ose ID-ja e shërbimeve të Google Play për Android). Kompania Cint mund të mbledhë identifikues të reklamimit në celular ose mund t’i marrë ata nga një Partner. Cint mund të përdorë identifikues të reklamimit në celular në programet tona të kërkimeve të tregut ose për të ndarë të dhënat tuaja me Klientët ose Partnerët. Në varësi të pëlqimit tuaj, Cint mund t’ju zgjedhë po ashtu për një anketë ose një program tjetër të kërkimeve të tregut ku identifikuesit e reklamimit në celular do të përdoren për t’ju ekspozuar ndaj reklamave ose promovimeve specifike para anketës ose para një aktiviteti tjetër të kërkimeve të tregut për vlerësimin e reklamave ose promovimeve të tilla specifike.

Cint do t’i mbledhë ose do t’i marrë identifikuesit e reklamimit në celular vetëm me pëlqimin tuaj.

Sinjalizuesit e uebit:

Një sinjalizues uebi (i njohur po ashtu si etiketë, gif i qartë ose piksel 1×1) përfshin një varg të vogël kodi që integrohet në një faqe uebi ose në një email. Mund të ketë ose jo një imazh grafik të dukshëm të lidhur me sinjalizuesin e uebit dhe shpesh imazhi është i projektuar që të shkrihet në sfondin e faqes së uebit ose të emailit.

Kompania Cint mund të përdorë sinjalizues uebi në mesazhet tona të emailit për të përcaktuar nëse mesazhet tona janë hapur dhe për të verifikuar çdo klikim nëpërmjet lidhjeve brenda emailit ose, në reklama ose kërkime të sajteve të uebit, për të përcaktuar nëse një Pjesëmarrës i ka parë reklamat ose përmbajtje të tjera në internet që po maten nga Cint. Cint dhe agjentët tanë të autorizuar mund t’i lidhin Të dhënat personale me sinjalizuesit e uebit për qëllime operative dhe kërkimore.

Të dhënat e vendndodhjes gjeografike:

Kompania Cint mund të mbledhë informacione të vendndodhjes gjeografike nga kompjuteri ose pajisja juaj. Cint mund të përdorë të dhënat e vendndodhjes gjeografike për parandalimin e mashtrimeve ose për qëllime të kërkimeve të tregut, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kërkimet për reklamat ose aktivitete të tjera të kërkimeve të tregut bazuar te monitorimi. Cint do të marrë pëlqimin tuaj nëse Cint mbledh ose përdor informacionet tuaja të vendndodhjes gjeografike.

Gjurma digjitale:

Cint mund të përdorë teknologjinë e gjurmëve digjitale për të mbledhur të dhëna të caktuara për ju dhe/ose kompjuterin ose pajisjen tuaj. Këto të dhëna mund të përfshijnë Të dhënat personale si adresën IP, si dhe Të dhëna jopersonale si p.sh. sistemi operativ i kompjuterit ose numri i versionit të shfletuesit. Kjo teknologji krijon një identifikues unik të kompjuterit që mund të përdoret për parandalimin e mashtrimit ose për të identifikuar dhe monitoruar pjesëmarrjen tuaj në një anketë ose një program tjetër të kërkimeve të tregut dhe për të kufizuar pjesëmarrjen në përputhje me kërkesat e një ankete specifike ose një programi tjetër të kërkimeve të tregut.

Informacionet e medias sociale:

Mund t’ju ofrohet mundësia për të marrë pjesë në anketa ose programe të tjera të kërkimeve të tregut nëpërmjet ose me platformat e medias sociale. Nëse zgjidhni të merrni pjesë në anketa ose programe të tjera të kërkimeve të tregut nëpërmjet ose me platformat e medias sociale, Cint mund të mbledhë, me pëlqimin tuaj, informacione të caktuara të profilit të ruajtura në llogarinë tuaj të platformës së medias sociale.

Skedarët e evidencave:

Kompania Cint mbledh dhe ruan automatikisht informacione të caktuara gjatë pjesëmarrjes në një anketë dhe në programe të tjera të kërkimeve të tregut. Serverët tanë regjistrojnë automatikisht informacione që shfletuesi juaj i dërgon kur vizitoni një sajt uebi. Këto evidenca të serverit mund të përfshijnë informacione si p.sh. kërkesën e uebit, adresën e protokollit të internetit (IP), tipin e shfletuesit, gjuhën e shfletuesit, datën dhe orën e kërkesës suaj dhe një ose më shumë kuki që mund të identifikojnë shfletuesin tuaj në mënyrë unike. Këto informacione fshihen në mënyrë periodike si pjesë e rutinave normale të mirëmbajtjes.

Informacionet që Cint mbledh nga palët e treta:

Kompania Cint mund të marrë Të dhënat personale, informacione të sjelljes dhe/ose demografike nga palët e treta, duke përfshirë pa kufizim platformat e menaxhimit të të dhënave, rrjetet e reklamave, zyrat e shërbimit të informacionit, furnizues të tjerë të kërkimeve të tregut dhe/ose platformat e medias sociale. Cint mund t’i përdorë Të dhënat personale, të dhënat e sjelljes dhe/ose demografike të marra nga këto palë të treta për qëllime të ndryshme duke përfshirë, pa kufizime, vërtetimin e të dhënave, bashkëngjitjen e të dhënave, zhvillimin e statistikave të marketingut dhe qëllimet e zbulimit të mashtrimeve.

ME KË I NDAN CINT TË DHËNAT PERSONALE?
Kompania Cint nuk do t’i vendosë Të dhënat tuaja personale në dispozicion të asnjë pale të tretë pa pëlqimin tuaj, përveçse kur kërkohet nga ligji siç specifikohet më tej më poshtë.

Nëse një anketë, një program tjetër i kërkimit të tregut ose një aktivitet tjetër përfshin vendosjen e Të dhënave personale në dispozicion të një pale të tretë, Cint do t’i ndajë Të dhënat tuaja personale vetëm me pëlqimin tuaj. Nëse të dhënat e mbledhura përdoren për modelimin statistikor për të kuptuar më mirë tendencat dhe preferencat mes grupeve ose audiencave specifike brenda popullatës së përgjithshme, do të përdoren vetëm Të dhënat personale të ndara në mënyrë të kufizuar, vetëm për qëllimet e kërkimit të tregut dhe, përsëri, vetëm me pëlqimin tuaj.

Cint mund t’i zbulojë Të dhënat tuaja personale, të dhënat e profilizimit ose të dhëna të tjera të kërkimit me palë të treta si më poshtë:

  • në lidhje me shërbimet e kërkimeve të tregut (duke përfshirë programin tonë të stimujve), me agjentët, kontraktuesit ose Partnerët tanë që lehtësojnë zbatimin e shërbimeve të tilla; sidoqoftë, me kusht që palë të tilla të kufizohen në përdorimin e Të dhënave tuaja personale në çdo mënyrë përveçse për ofrimin e shërbimeve për Cint;
  • me agjentët, kontaktuesit ose Partnerët e kompanisë Cint në lidhje me shërbimet që këta individë ose entitete kryejnë për ose me Cint. Këta agjentë, kontraktues ose Partnerë janë të kufizuar në përdorimin e këtyre informacioneve në çdo mënyrë përveçse për të ofruar shërbimet për Cint. Kompania Cint mund t’i ofrojë, për shembull, Të dhënat personale për agjentët, kontraktuesit ose Partnerët për mbajtjen e sajteve tona të uebit të anketave, për shërbimet e mbledhjes ose përpunimit të të dhënave ose për dërgimin e informacioneve që keni kërkuar, por ato palë nuk mund t’i përdorin Të dhënat tuaja personale për qëllime të tyre që nuk kanë lidhje me punën që realizojnë për ne;
  • me Klientët e Cint, por në këto raste Të dhënat tuaja personale do të ndahen vetëm me Klientët:
    i) me pëlqimin tuaj, ose ii) për qëllimet e lejuara të kërkimit në përputhje me kodet e Insights Association dhe ESOMAR.
  • në lidhje me kërkesën ose specifikimet e çdo kërkese të ligjshme nga autoritetet publike për të përmbushur kërkesat për sigurinë kombëtare ose të zbatimit të ligjit;
  • në përputhje me procesin ligjor të kërkuar, në lidhje me palën përkatëse që bën kërkesën;
  • kur Cint beson se zbulimi është i nevojshëm ose i përshtatshëm për të parandaluar dëme fizike ose humbje financiare ose në lidhje me një aktivitet të dyshuar ose faktikisht të jashtëligjshëm;
  • në lidhje me shitjen, atribuimin ose një transferim tjetër të Cint, në një rast të tillë Cint do të kërkojë që çdo blerës i tillë të pranojë t’i trajtojë Të dhënat personale në përputhje me këtë Njoftim të privatësisë. Në rast se një shitje, atribuim ose transferim tjetër i Cint nuk realizohet me një blerës të mundshëm, Cint do të kërkojë që pala e tretë të mos i përdorë dhe të mos i zbulojë Të dhënat tuaja personale në asnjë mënyrë të mundshme dhe t’i fshijë të dhënat në fjalë; ose
  • siç autorizohet ndryshe nga ju.

Cint mund të licencojë Të dhënat personale të caktuara të kufizuara te palë të treta (p.sh. ndërmjetës të të dhënave, grumbullues të të dhënave etj.) për qëllime të kërkimeve të tregut, duke përfshirë, por pa u kufizuar

në licencimin e të dhënave në nivel individual dhe/ose të përmbledhur (p.sh. blerja e produkteve dhe/ose shërbimeve ose aktiviteti i përdorimit, të dhënat e vizitave të sajteve të uebit, historia e kërkimit në internet etj.) për zhvillimin e statistikave për audiencën dhe/ose modele të ngjashme, për

qëllimin e shitjes së të dhënave të tilla te klientë të palës së tretë me qëllim kryerjen e analitikës dhe ofrimin e njohurive për marketingun. Këto informacione mund të ndahen nëpërmjet një kuki (ID-ja e kukit), një identifikuesi të reklamave në celular, një adrese emaili ose një mënyrë tjetër. Pas kryerjes së modelimit ose përmbledhjes në fjalë, Të dhënat personale fshihen.

Përveç kësaj, informacionet identifikuese dhe informacionet e mbledhura me mënyra të automatizuara mund t’u ofrohen palëve të treta, duke përfshirë pa kufizime Klientët, Partnerët,

agjentët dhe/ose shitësit për qëllimet e identifikimit të personave që përgjigjen për kontakte vijuese për anketat ose komunikimet, për zbulimin dhe/ose parandalimin e mashtrimeve, përputhjen e bazës së të dhënave, vërtetimin e të dhënave, bashkëngjitjen e të dhënave, kodimin, segmentimin e të dhënave dhe shërbime të shpërblimeve, stimujve dhe/ose të lotarive ose promovimeve.

Kompania Cint mund të mbajë Të dhëna personale ose informacione të identifikueshme kompjuterike për të plotësuar kërkesat tuaja dhe/ose kërkesat e biznesit të Cint. Për shembull, Cint mund të ruajë adresën e emailit të Pjesëmarrësve që janë tërhequr për t’u siguruar që Cint të respektojë çdo dëshirë të tillë. Çdo ruajtje e Të dhënave personale kryhet në përputhje me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme.

Përsëri theksohet se kompania Cint do t’i ndajë të dhënat tuaja personale vetëm me pëlqimin tuaj.

A MBLEDH KOMPANIA CINT INFORMACIONE NGA FËMIJËT?
Kompania Cint nuk mbledh në dijeninë e saj Të dhëna personale nga fëmijët nën moshën për të cilën kërkohet një pëlqim nga prindërit. Nëse kompania Cint mëson se Cint ka mbledhur aksidentalisht Të dhëna personale nga një fëmijë nën moshën për të cilën kërkohet pëlqimi nga prindërit, Cint do t’i fshijë Të dhëna të tilla personale nga baza jonë e të dhënave.

ÇFARË MASASH MBROJTËSE KA ZBATUAR KOMPANIA CINT PËR TË GARANTUAR SIGURINË E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE?
Siguria e të dhënave tuaja personale është shumë e rëndësishme për ne. Cint ka zbatuar përkatësisht masa mbrojtëse të arsyeshme teknike, fizike dhe administrative për të mbrojtur informacionet që mbledh Cint. Vetëm ata punonjës që kanë nevojë për qasje tek informacionet tuaja për të kryer detyrat e tyre janë të autorizuar të kenë qasje te Të dhënat tuaja personale.

Pavarësisht nga masat mbrojtëse të zbatuara nga Cint, transmetimet nëpërmjet internetit dhe/ose një rrjeti celular nuk janë plotësisht të sigurta dhe Cint nuk garanton sigurinë e transmetimeve në internet. Cint nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim nga individët të dorëzojnë Të dhënat personale te Cint.

RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
Cint do t’i ruajë Të dhënat personale për një periudhë jo më të gjatë nga sa është e nevojshme për qëllimin e aktivitetit të përpunimit ose siç autorizohet nga ju. Kjo periudhë mund të bazohet po ashtu në angazhimet kontraktuale ndaj jush të kompanisë Cint, të një prej Zotëruesve të panelit ose të një Parteri, në periudhat përkatëse të kufizimit (për të paraqitur pretendimet) ose sipas ligjit të zbatueshëm.

TË DREJTAT TUAJA
Ju keni të drejtën të rishikoni, të korrigjoni ose të fshini Të dhënat tuaja personale, sipas ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme. Në mënyrë specifike:

  • E drejta e qasjes – Ju keni të drejtën të merrni konfirmimin dhe informacione për përpunimin e Të dhënave tuaja personale
  • E drejta e korrigjimit – Ju keni të drejtën të korrigjoni çdo pasaktësi për Të dhënat tuaja personale
  • E drejta e fshirjes – Ju keni të drejtën që t’i fshini Të dhënat tuaja personale (kjo e drejtë është e kufizuar për të dhënat që sipas ligjit ose rregullores mund të përpunohen vetëm me pëlqimin tuaj, në rast se tërhiqni pëlqimin tuaj për përpunimin)
  • E drejta për kufizimin e përpunimit të të dhënave – Ju keni të drejtën të kërkoni që përpunimi i Të dhënave tuaja personale të kufizohet (gjatë çdo hetimi për të respektuar kërkesën tuaj, qasja e Cint te Të dhënat tuaja personale do të jetë e kufizuar)
  • E drejta për portabilitetin e të dhënave – Ju keni të drejtën që të transferoni Të dhënat tuaja personale te një palë tjetër (kjo e drejtë është e kufizuar në të dhënat që ju keni dhënë)

Nëse dëshironi të ushtroni çdo të drejtë tuaj, mund të na kontaktoni me një kërkesë të tillë duke përdorur

detajet e kontaktit të dhëna në paragrafin “NA KONTAKTONI” më poshtë.

Pas marrjes së një kërkese nga një individ, Cint do të përpiqet të ofrojë informacionet e kërkuara brenda 30 ditëve, me kusht që kërkesa të jetë e tillë që të mund t’i përgjigjemi në mënyrë të arsyeshme brenda kësaj periudhe. Në rast se kërkohet më shumë kohë, Cint do t’ju njoftojë brenda tridhjetë ditëve.

Sidoqoftë, në situata të caktuara, Cint mund të mos arrijë të ofrojë qasjen në disa Të dhëna personale. Kjo mund të ndodhë kur:

  • dhënia e qasjes te Të dhënat personale mund të zbulojë Të dhëna personale për një palë të tretë;
  • zbulimi i informacioneve mund të zbulojë informacione tregtare konfidenciale; ose
  • informacionet janë mbledhur për qëllimet e një hetimi ligjor.

Në rast se kompania Cint refuzon kërkesën e një individi për qasje te Të dhënat e tij personale, Cint do të këshillojë individin për arsyen e këtij refuzimi.

SI TË TËRHIQEM?
Vendimi juaj për të marrë pjesë në një anketë ose një program tjetër të kërkimeve të tregut, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje specifike të anketës ose për të dhënë Të dhëna personale, duke përfshirë Të dhënat personale delikate, do të respektohet gjithmonë.

Ju mund të zgjidhni nëse do të merrni pjesë ose jo në një anketë të veçantë ose një program tjetër të kërkimeve të tregut, nëse do të refuzoni t’u përgjigjeni pyetjeve të caktuara ose nëse do të ndaloni pjesëmarrjen në çdo kohë. Sidoqoftë, mosdhënia e informacioneve të caktuara ose mospjesëmarrja e plotë në një anketë të veçantë mund t’ju pengojë që të mos merrni kompensime në stimuj ose të mos merrni pjesë në studime të caktuara kërkimore në të ardhmen. Për më shumë informacione për stimujt, referojuni Kushteve të përgjithshme të Cint duke klikuar këtu.

Anëtarët e panelit të një paneli të një prej Zotëruesve tanë të panelit që nuk dëshiron të marrë pjesë më në anketa, në programe të tjera të kërkimeve të tregut ose që të mos jetë objekt i përdorimit të teknologjive të automatizuara ose aktiviteteve të tjera, duke përfshirë kukit, mund të tërhiqet duke vizituar faqen Parametrat e privatësisë të portalit të anëtarëve për panelin ku bën pjesë. Faqja Parametrat e privatësisë është e arritshme edhe duke klikuar te lidhjet për tërheqjen nga ftesat për anketat. Si përfundim, Anëtarët e panelit dhe Pjesëmarrësit mund të na kontaktojnë duke përdorur detajet e kontaktit të dhëna në paragrafin “NA KONTAKTONI” më poshtë.

POLITIKA NDËRKUFITARE
Kompania Cint ruan të dhëna në Bashkimin Evropian (BE) dhe në Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE). Sidoqoftë, si një organizatë globale, një kompani filiale e Cint ose një ofrues shërbimi jo filial mund të mbledhë, të përpunojë, të ruajë ose të transferojë Të dhënat tuaja personale jashtë shtetit tuaj të origjinës.

Bashkimi Evropian (BE) dhe Zona Ekonomike Evropiane (ZEE):

Entitetet ligjore të Cint jashtë BE-së dhe ZEE-së kanë zbatuar marrëveshje për mbrojtjen e të dhënave mes kompanive duke përdorur dispozitat kontraktuale standarde të përgatitura nga Komisioni Evropian. Cint ka kontrata aktuale me ofruesit e shërbimit dhe ofrues të tjerë të biznesit që kërkojnë që palët kontraktuese të respektojnë konfidencialitetin e Të dhënave personale dhe t’i trajtojë Të dhënat personale evropiane në përputhje me ligjet përkatëse evropiane për mbrojtjen e të dhënave.

Federate Ruse:

Në përputhje me ligjet për mbrojtjen e të dhënave të Federatës Ruse, kompania Cint mbledh, përpunon dhe ruan Të dhënat personale të qytetarëve të Federatës Ruse në Federatën Ruse dhe vetëm më pas i transferon ato të dhëna në BE ose ZEE.

LIDHJET PËR TE SAJTET E UEBIT TË PALËVE TË TRETA
Ky Njoftim i privatësisë zbatohet vetëm për anketat tona dhe programet e tjera të kërkimeve të tregut dhe nuk zbatohet për asnjë produkt ose shërbim tjetër. Anketat tona ose programet e tjera të kërkimeve të tregut mund të përmbajnë lidhje për te disa sajte uebi të palëve të treta që Cint beson se mund të ofrojnë informacione të dobishme. Politikat dhe procedurat që Cint përshkruan këtu nuk zbatohen për ato sajte uebi. Kompania Cint rekomandon që të lexoni me kujdes njoftimet e privatësisë ose politikat e çdo sajti që vizitoni për informacione për politikat e tyre të privatësisë, të sigurisë, mbledhjes dhe shpërndarjes së të dhënave. Duke marrë pjesë në një nga anketat tona ose programet e tjera të kërkimeve të tregut ose çdo sajt tonë të uebit pas çdo ndryshimi të Njoftimit të privatësisë, ju na jepni lirisht dhe në mënyrë specifike pëlqimin tuaj për të mbledhur, përdorur, transferuar dhe zbuluar Informacionet tuaja personale në mënyrën e specifikuar në Njoftimin aktual të privatësisë në atë moment.

NA KONTAKTONI
Kompania Cint e vlerëson shumë opinionin dhe reagimin tuaj. Nëse dëshironi të rishikoni, të korrigjoni ose të fshini Të dhënat tuaja personale ose nëse keni pyetje, komente ose sugjerime, ose nëse dëshironi të tërhiqeni nga anketat tona ose programet e tjera të kërkimeve të tregut ose keni pyetje për Të dhënat tuaja personale, ju lutemi na kontaktoni:

Me email në: privacy@cint.com

Ose me postë në:

Cint AB
Luntmakargatan 18, 1tr
111 37 Stockholm, Sweden

ATTENTION: Privacy Compliance Officer